Euro U-17 për vajza/ Shqipëria mund 2-1 Izraelin në “Elbasan Arena”

05 Nëntor, 2024 16:07

C47a358d 5521 4ac1 9c3f 092685c3175e

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Shqipëria e vajzave U-17 mposhti 2-1 Izraelin në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për këtë grupmoshë. Për fitoren e vajzave kuqezi vendosën golat e shënuar nga Refjona Luari në minutën e 27-të dhe Aisha Sulejmani në të 96-tën.

Cyme Lulaj e nisi me këtë formacion ndeshjen ndaj Izraelit: Anisa Krraba (GK), Erina Bajramaj, Albana Malaj, Marina Rushaj, Sara Mustafa, Egla Hoxha, Gelda Kadiolli (C), Samanta Hysa, Refjona Luari, Aishe Sulejmani, Amelia Reci.

Pjesa e parë nis e balancuar për të dyja ekipet. Vajzat kuqezi kalojnë në avantazh falë golit të realizuar nga Refjona Luari në minutën e 27-të, përmes një aksioni në krahun e djathtë.

Sulmuesja shfrytëzoi daljen jo të mirë të portieres kundërshtare, mori topin, e kontrolloi mirë, u fut në qendër dhe më pas goditi me të majtën në shtyllën e parë duke realizuar gol. Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e Kombëtares shqiptare.

Në pjesën e dytë spikati paraqitja e portieres Anisa Krraba, e cila me performancën e saj të shkëlqyer shpëtoi Shqipërinë nga përmbysja e rezultatit. Izraelitet shënuan golin e barazimit në minutën e tretë shtesë të pjesës së dytë, duke i çuar shifrat në 1-1. Goli i shënuar në minutën e 96-të nga Aisha Sulejmani i dha fitoren dhe tre pikët Shqipërisë.

Ndeshjet e grupit B4, të vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për vajza 2025 u zhvilluan në Shqipëri në datat 30 tetor – 5 nëntor. Shqipëria e mbylli grupin në vendin e dytë me 3 pikë në total, ndërsa në krye të klasifikimit qëndron Kosova me 4 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
loading...
©