Kombëtarja e vajzave U-19 do të luajë nesër në ora 13:30 ndeshjen më të rëndësishme të grupit B1 ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë.

Të dyja përfaqësueset renditen në kuotën e 6 pikëve, teksa sfida e nesërme do të ndajë se cila prej tyre do të ngjitet në Ligën A për raundin tjetër.

Shqipëria e drejtuar nga Luçije Gjini mbylli mesditën e sotme përgatitjet për këtë ndeshje, teksa trajnerja ka në dispozicion grupin e plotë për këtë takim. Ndeshja do të luhet nesër në ora 13:30 në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe hyrja ashtu sikurse edhe në ndeshjet e tjera do të jetë falas.

Është një moment vendimtar për kuqezezat e vogla, të cilat kanë nevojë edhe për përkrahjen e tifozëve shqiptarë. Ta mbështesim të gjithë skuadrën në këtë sfidë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb