Janë pesë kombëtaret e kualifikuara për në Euro2020, që do të nisë në më 12 qershor në “Olimpico” të Romës. Përveç Italisë, kanë siguruar kalimin dhe Polonia (grupi G), Ukraina (grupi B) dhe dyshja e grupit I, Belgjikë-Rusi. Në total, do të jenë 24 ekipet që do të marrin pjesë në europianin e radhës: 15 të tjerat do të vijnë direkt nga kualifikimet ndërsa 4 vendet e mbetura do të caktohen nga play-offi ku do të marrin pjesë 16 skuadra në bazë të rezultateve në Ligën e Kombeve.

Grupi A
Anglia, me fitoren 6-0 ndaj Bullgarisë, është afruar me kualifikimin dhe kryeson me 3 pikë avantazh nda Republikës çeke, që nga ana e saj është +1 nga Kosova. Këto dy ekipe do të luajnë gjithçka për gjithçka në sfidat e nëntorit.

Grupi B
Ukraina është kualifikuar falë rezultatin 2-1 ndaj Portugalisë. Luzitanët nuk duhet të bëjnë më hapa falsë sepse janë vetëm 1 pikë larg Serbisë.

Grupi C
Holanda dhe Gjermania udhëheqin me 3 pikë epërsi ndaj Irlandës së Veriut. Në 16 nëntor, këta të fundit do të ndeshen me portokallinjtë në atë që do të përkthehet dhe me biletë europiane.

Grupi D
Situatë delikate me Danimarkën dhe Irlandën që kanë nga 12 pikë. Zvicra është e treta me 8 pikë, por sot do të presë pikërisht irlandezët.

Grupi E
Kroacia udhëheq me 14 pikë, dy më shumë se Hungaria, e cila duhet të ruajë vendin nga kërcënimi i Sllovakisë që ka 10 pikë dhe një ndeshje më pak.

Grupi F
Spanja nuk është ende e kualifikuar, por ka blinduar vendin e parë me 19 pikë, ndërsa më pas lojërat janë të hapura. Suedia ka 14 pikë, një më shumë sesa Rumania, por kujdes Norvegjinë, e cila ka 10 pikë. Sot në mbrëmje përballjet direkte Rumani-Norvegji dhe Suedi-Spanjë, do të vendosin shumë gjëra.

Grupi G
Polonia është e sigurt, por edhe Austria, që ka 5 pikë më shumë sesa Maqedonia dhe Sllovenia nuk do të kishte shumë probleme për të arritur kualifikimin.

Grupi H
Turqia dhe Franca kryesojnë me 19 pikë, Islanda është e treta 4 pikë larg. Më 14 nëntor luhet sfida direkte Turqi-Islandë.

Grupi I
Gjithçka ka përfunduar me Belgjikën, 24 pikë, dhe Rusinë, 21 pikë, të kualifikuara. Mbeten për t’u përcaktuar pozicionet e tjera.

Grupi J
Italia është e para me 21 pikë dhe është kualifikuar. Pas saj ka luftë mes Finalndës, 12 pikë, Armenisë dhe Bosnjës me nga 10 pikë, që duan vendin e dytë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb