Policia e landit të Bavarisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara për shkak të Euro2024, kanë kaluar në “filtër” 238336 persona që kanë kaluar kufirin.

Si pasojë e kontrolleve janë identifikuar 37 tifozë të dhunshëm, të cilëve iu është refuzuar hyrja në stadiume për të ndjekur ndeshjet e Euro2024.

Gjithashtu janë identifikuar 18 persona me referenca për krim të motivuar politikisht, ndërsa 92 të tjerë janë ndaluar për kontrabandë.

“U zbuluan 1030 hyrje të paautorizuara – nga këto, 605 persona u refuzuan (më shumë se gjysma e rasteve). Nga këto, 83 raste përfshinin refuzime të personave që ishin dëbuar më parë (ndalimi i rihyrjes).

Më shumë se dy të tretat e hyrjeve të paautorizuara në Gjermani u zbuluan në kufirin me Austrinë.

Me urdhër të Ministrit Federal të Brendshëm, Policia Federale ka rifutur përkohësisht kontrollet kufitare në të gjithë kufijtë e brendshëm të Shengenit që nga data 7 qershor 2024 me rastin e EURO 2024 . Vendosja e Policisë Federale në Kampionatin Evropian të Futbollit në Gjermani është dislokimi më intensiv i personelit që nga themelimi i agjencisë. Në mbarë vendin, deri në 22,000 oficerë policie janë vendosur në kufij, aeroporte, porte detare dhe stacione treni”, thuhet në një njoftim zyrtar të policisë gjermane.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb