Euroambasadori David Geer tha se BE pret që qeveria e re të vazhdojë rrugën eurointegruese të vendit.

I pyetur për paralajmërimet e djeshme të Ali Ahmetit nga Fronti Europian, se do të ndërmarrin masa për shkak se nuk po respektohet legjitimiteti, ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir, tha se nuk dëshiron të komentojë zhvillime politike dhe deklaratat e liderëve në vend.

“Presim të marrim raportin final të misionit vëzhgues ku do të ketë sugjerime dhe rekomandime, që do të jetë e rëndësishme. Në ndërkohë, jemi duke ndjekur nga afër formimin e Qeverisë, formimin e një qeverie të qëndrueshme, sa më shpejtë që është e mundur. Ajo që duam të shohim, pas formimit të qeverisë, ajo qeveri t’i përveshë mëngët dhe t’i zbatoj reformat që kërkohen dhe shpijnë vendin tuaj drejt BE-së”, tha Geer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: