Eurodeputeti italian Danilo Della Valle, i cili doli në foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE) i veshur me një bluzë me një kod QR që të drejton një faqe interneti që përmban informacione rreth palestinezëve të vrarë nga Izraeli në gjenocidin në Gaza, tha se “Fatkeqësisht ajo që po ndodh në Gaza është gjenocid që ne po e shohim në vitin 2024 live ‘full HD'”, raporton Anadolu.

Della Valle, një nga deputetët e rinj që hyri në PE pas zgjedhjeve në qershor, doli në foltore në një seancë të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së i veshur me një bluzë me një kod QR të printuar në të që drejton një faqe interneti që përmban informacione lidhur me shifrën, emrat dhe moshat e palestinezëve që u vranë në gjenocidin e Izraelit në Gaza.

Pas fjalës së tij, një deputet i PE-së u ankua te kryesuesi i seancës me arsyetimin se ky ishte një veprim kundër rregullave dhe Della Valle mori një paralajmërim. Italiani Della Valle, anëtar i grupit të majtë, bëri një vlerësim për gazetarin e AA-së lidhur me veprimin e tij, gjenocidin e kryer nga Izraeli në Gaza dhe qëndrimin e Bashkimit Evropian (BE) për këtë çështje.

Lidhur me protestën e tij me bluzën, Della Valle tha se “Ishte shansi ynë i fundit për t’i treguar PE-së mendimin tonë për Palestinën”. Duke kujtuar se PE-ja nuk ka votuar ende për një vendim për Palestinën, Della Valle tha:

“Ideja erdhi nga ekipi im. Ne po mendonim që unë të dilja me një bluzë. Pamë që ‘Visualizingpalestine’ po bënte një punë të shkëlqyer dhe donim ta përdornim. Kur fillova të flisja, askush nuk ishte në dijeni. Pastaj një deputet e skanoi dhe e kuptoi. Në fakt, nuk na lejohet të veshim gjëra të tilla. Kjo ishte si një protestë për të treguar se sa e rëndësishme është të flitet për Palestinën në PE dhe për të treguar hipokrizinë e BE-së”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb