TIRANË- Gjatë konferencës së kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe dy eurodeputetëve Knut Fleckenstain dhe Eduard Kukan, ky i fundit është pyetur edhe për takimin me ish-kryeministrin Berisha, nëse ka një qëndrim ndryshe mes tij dhe liderit të PD-së, Basha.

Por Kukan ka thënë se ka bashkëpunuar ngushtë me Berishën dhe se kur ka një mik nuk do ta harroj.

“Jo zonjë, jo jo! E kuptoj se çfarë doni të thoni me pyetjen tuaj. Arsyeja përse e takova zotin Berisha është shumë e thjeshtë. Kjo për arsyen se kur Berisha ka qenë kryeministër, unë dhe ai kemi bashkëpunuar ngushtë me njeri-tjetrin, për të paktën 5 vite kur unë isha kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për çështjet e jashtme. Jemi takuar atëherë shumë shpesh. Edhe tani, që zoti Berisha nuk është më në krye të politikës, unë nuk e kam harruar atë dhe doja që takoheshim, të bisedonim, të dëgjonim njeri-tjetrin. Por gjithsesi unë nxjerr konkluzionet e mia. Kur kam një mik nuk dua ta harroj”, tha Kukan.

Pas tij, ka ndërhyrë kreu i Kuvendit, i cili iu ka kërkuar gazetarëve të mos bëjnë diversion. “Mos bëni diversion mes meje e zotit Rama apo mes zotit Basha dhe zotit Berisha”, ka thënë Meta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: