PRISHTINE- Rumania duhet mbajë qëndrim të njëjtë me BE-në kur është fjala për Kosovën ka thënë Emilian Pavel, Kryetari i grupit “Miqtë e Serbisë” në Parlamentin Evropian.

Ka ardhur koha që Rumania tç pranojë pavarësinë e Kosovës, njëkohësisht t’i përgjigjet kërkesës së shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian për njohjen e Kosovës shtet të pavarur, ka thënë Emilian Pavel, deputeti rumun në Parlamentin e BE-së.

Ai për gazetën Danas ka thënë se nuk ka qenë e mundur që Rumunia ta bëjë një gjë të tillë më herët për arsye se ka raporte të shkëlqyeshme me Serbinë për një kohë shumë të gjatë, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, e vetmja rrugëdalje është që Rumania ta pranojë si shtet të pavarur Kosovën, me të cilin vendim ajo do t’i ndihmonte edhe Serbisë në rrugën drejt BE-së.

Ai po ashtu ka përmendur edhe zhvillimet e rëndësishme të diplomacive mes dy vendeve Prishtinës dhe Beogradit.

Pavel i cilëson si shumë të rëndësishme marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa nënvizon me një theks të veçantë marrëveshjen për normalizim të raporteve mes të dyja vendeve.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: