BRUKSEL- Eurodeputetja Tanja Fajon ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e tensionuar politike në Kumanovë të Maqedonisë, ndërsa ka deklaruar se dhuna është e patolerueshme.

Teksa ka shprehur keqardhje për humbjen e jetëve të njerëzve, Fajon ka pohuar se partia në pushtet dhe opozita nuk bashkëpunojnë. Keqardhje për humbjen e jetëve të njerëzve.

“Më vjen keq për jetët e humbura dhe personat e plagosur, dhe jam shumë e shqetësuar për shkak të situatës politike të tensionuar, ku partia në pushtet dhe opozita nuk mund të bisedojnë me gjuhën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit”, tha Fajon.

Ajo shtoi se “Protestat e javës së kaluar treguan se sa të pakënaqur janë qytetarët nga pushteti i tanishëm, por e gjithë kjo që po ndodhë në Kumanovë është alarmuese. Me rëndësi është të ndërpritet dhuna, të pengohet eksalimi i situatës”, tha Tanja Fatjon, eurodeputetja sllovene në rrjetin social ‘Twitter”.

Deri më tani, nga sulmi me armë zjarri, mes policisë dhe një grupi të armatosur, janë konfirmuar 8 efektivë të vrarë, ndërsa ka versione të ndryshme për viktima në radhët e civilëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: