Teuta ka mposhtur Flamurtarin në ndeshjen e parë të javës së 8-të të Kategorisë Superiore, që u luajt pak çaste më parë në “Elbasan Arena”. Vendimtar ka qenë goli i shënuar nga 21-vjeçari Sherif Kallaku, që në minutën e 47-të bën një veprim fantastik në zonë për të mposhtur Moçkën me një gjuajtje të kalibruar me të djathtën!

Një fitore cinike kjo për “djemtë e detit”, që e lejon Teutën të ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe të presë e qetë sfidat e së shtunës, për të mësuar në do të kryesojë e vetme pas javës së 8-të, apo do të vijojë sërish superngjenshja me katër skuadra që udhëhiqnin deri para suksesit të bregdetarëve.

Ndërkohë Flamurtari vijon të zhytet edhe më shumë në fund të tabelës, ndërsa pas 8 javëve kampionat ka mundur të grumbullojë vetëm 2 pikë, çka e bën paraqitjen e vlonjatëve aspak premtuese për pjesën e mbetur të sezonit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb