FRANKFURT– Partnerët evropianë të Greqisë i kanë dhënë kohë Athinës deri më 20 prill për të paraqitur një listë reformash në këmbim të këstit të fundit nga programi i ndihmës ndërkombëtare, sipas një të përditshmeje gjermane.

”Përfaqësuesit e Eurogrupit kanë vendosur datën 20 prill për paraqitjen e një liste reformash nga Greqia”, konfirmoi e përditshmja gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

E përditshmja konservatore thekson se i përmbahet informacioneve të disa përfaqësuesve dhe shpjegon se kjo datë është e vetmja mundësi që kreditorët e Greqisë të kenë kohë të shqyrtojnë propozimet e reformave para Eurogrupit të Rigas parashikuar më 24 prill.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: