Rrjeti informativ evropian “Euronews” ka raportuar në lidhje me rastin e djeshëm kur kryeministri Isa Mustafa u prit me vezë në Podujevë gjatë një fjalimi që po mbante për shënimin e Ditës së Mjedrës në këtë komunë.

“Euronews” raporton se kjo është hera e dytë që kryeministri ka qenë cak i hedhësve të vezëve muajin e kaluar, ligjvënësit e opozitës hodhën vezë në drejtim të tij derisa ai po fliste në Kuvend në lidhje me mbarëvajtjen e dialogut me Serbinë, shkruajnë mediat kosovare. As vezët e së martës, siç thotë “Euronews”, nuk arritën cakun e tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: