Humbja e fundit kundër Kukësit zhyt gjithnjë e më shumë në krizë Tiranën. Fatmirësisht, Partizani ndali Kastriotin pasi situata mund të ishte dhe me e nderë. Në kushtet kur diferenca me zonën e mbijetesës është vetëm 5 pikë, Tirana duhet të bëjë edhe një herë llogaritë pasi mes Kupës dhe Kampionatit, i gjithë sezoni i ekipit kryeqytetas pritet të vendoset brenda pak ditësh.

57602811 2264073243848785 8634248234904059904 N
57602811 2264073243848785 8634248234904059904 N

Këtë të mërkurë bardheblutë udhëtojnë në transfertën gjirokastrite ku do të luajnë aktin e parë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kupa tashmë është e vetmja rrugë që dërgon Tiranën në Europë, por Europa në kushtet ku rrezikojnë mbijetesën duket një luks. Thuajse gjatë gjithë sezonit, Tirana ka qenë e shpërqendruar në këtë pikë, të luajë për Europën apo të sigurojë mbijetesën, këtë të mërkure është momenti final për të ndarë këtë çështje.

58374462 2263979653858144 8331121670924271616 N
58374462 2263979653858144 8331121670924271616 N

Në fundjavë, Tirana do të vizitojë sërish Gjirokastrën, këtë herën ë ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superlgiës. Diferenca ndërmjet Luftëtarit dhe Tiranës është vetëm dy pikë, kjo pritet të jetë një ndeshje e cila mund të thotë shumë për mbijetesën e dy ekipeve. Luftëtari po kalon një moment fantastik. Në 15 ndeshjet e fundit që kur në stolin e tyre është ulur Julian Ahmataj, kanë siguruar 8 fitore, 4 barazime, dhe 3 humbje, aktualisht janë ata ekipi më në formë në Superligë, dukshëm kanë një marsh më shumë se sa Tirana.

57438172 2263979490524827 7438379591367917568 N
57438172 2263979490524827 7438379591367917568 N

Në pritje që të luajnë sfidën direkte kundër Kastriotit që konsiderohet përballja finale për mbijetesën, Tirana duhet të bëjë llogaritë fillimisht më Luftëtarin. Në shtëpinë e bardhebluve as që konceptohet një tjetër sezon në inferiore, nëse kjo do të ndodhte do të ishte fatale për klubin më të titulluar në vend, një situatë e cila ka bërë që si Rrallë herë presidenti Halili të kërcënojë ekipin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: