Evropa është ende në garë me Kinën për titullin e blerësit kryesor të gazit natyror të Gazprom PJSC, më shumë se dy vjet pasi pushtimi rus i Ukrainës ndërpreu shitjet ruse të energjisë në Perëndim.
Kjo situatë pasqyron si sukseset ashtu edhe dështimet e Kremlinit.
Edhe pas disa raundeve të sanksioneve ndërkombëtare, Rusia ende furnizon sasi të konsiderueshme gazi natyror në vende të caktuara evropiane, madje kjo sasi është rritur këtë vit.
Megjithatë, Moska nuk ka arritur asnjë marrëveshje të re për të përshpejtuar rritjen e shitjeve të saj në Kinë përtej atyre të nënshkruara tashmë perpara rënies së tregut të saj më të madh të eksportit.