Me 23 dhe 26 Maj, qytetarët e BE do të votojn në një nga zgjedhjet më të rëndësishme, që unioni ka mbajtur që nga fillesat e tij. Rritja e forcave anti-emigracion, populizmi, Islamofobia, kriza ekonomike, zgjerimi dhe BREXIT, janë disa nga çështjet më cilat europianët do duhet të japin përgjigje.

Europa, ka qënë burimi i disa nga lëvizjet që kan sjell ndryshime të jashtëzakonshme mbi mbarë njerzimin. Një ndër të cilat është dhe shpikja e shekullit të 19, nacionalizmi me nuanca romatike, që solli dhe fundin e disa prej perandorive multi-etnike.

Nacionalizmi e ka thelbin te dashuria për atdheun, etnia dhe besimi fetarë, me theks kryesorë ruajtjen e të qënurit unik. Nacionalizmi darvinian i veshi dhe elementin e frikës nga i huaji. Duke parë se ishte nacionalizmi i transformuar në totalitarizëm, qe ai që solli një nga masakrat më të përgjakshme të njerzimit, Luftën e Dytë Botërore. Në fund të vitit 1945, Europa vendosi të krijojn një supershtet, BE, ku vendet antare vullnetarisht heqin dorë nga elementë të sovranitetit të tyre, për ta deleguar në Bruksel.

Sot Europa përballet me tri probleme kryesore.

Kriza ekonomike, që nga viti 2009, Eurozona është përballur me probleme konstante ekonomike, veçanërisht vendet e Europës Jugore si: Greqia, Italia, Spanja dhe Portugalia, kan një borxh kolosal. Kjo ka krijuar një efektë zinxhirë për mbarë Eurozonën, duke rritur numrin e papunsis edhe për vendet e Europës Qëndore dhe Perëndimore.

Fakti se jo të gjithë kan një punë, ka shkaktuar një zhgënjim të elektoratit për partit tradicionale dhe institucionet zyrtare. Kjo i ka hapur terren të lirë forcave populiste. Të cilat jo vetëm, kan kapur momentin e përshtatshëm, për të fituar terren por edhe jan grupuar si një union i vetëm. Në takimin e Milanit, ata formuan Aleancën Europiane për Njerzit dhe Kombet, me rreth 15 parti të së djathtës ekstreme, të kryesuar nga Ministri Brendshëm i Italis, Salvini. Pjesë e aleancës ishin parti të së djathtës ekstreme nga Italia, Austria, Danimarka dhe Finalda.

Ndërkohë mbështetje u shpreh edhe nga Franca, ndërsa Polonia dhe Hungaria, për momentin duken të dyzuara. Numrat tregojn se aktualisht aleanca e sapokrijuar, ka 37 euro-deputetë.

Problemi i dytë, si pasojë e krizës së vendeve të Europës Jugore, një numër i madh i popullsis emigroi në drejtim të vendeve të tjera. E ndërthurur kjo dhe me nisjen e të ashtëquajturës “Pranvera Arabe” në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore. Të cilat prodhuan më shumë se 3 milion emigrant në Europë.

Kushtet e një krize ekonomike zakonisht kërkojn përgjigje dhe zgjidhje të shpejta. Siç duket partitë populiste, e gjetën përgjigjen, duke artikuluar se problemi ishin emigrantët e ardhur nga zonat e luftës. Pjesë e këtij problemi është dhe integrimi i të emigrantëve në shoqërit Perëndimore. Realisht kjo një detyrë shumë e vështirë, duke patur parasyshë se këta emigrant vijn nga shoqëri dhe kultura komplet të ndryshme. Mos integrimi i tyre, solli ghetoizmin ose largimin e tyre dhe bashkimin me organizatën terrroriste, ISIS. Shkaqe që e shtuan më shumë gjuhën e urrejtjes, anti-emigracion dhe fobin ndaj të huajve, në Europë.

Duke se sot, BE lekundet më shumë se kurrë në rrugën drejt të ardhmes. Për herë të parë, simboli i BE, lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve po vihet në pikëpyetje. Një mori vendesh, mes tyre Italia, Greqia, Austria, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia, kërkojn rritjet e kontrolleve duke teksuar se mungesa e kufinjve, ka sjell rritje të emigrantëve ilegalë apo mundësi lëvizje të lehtë të grupeve terroriste.

Pjesë e krizës që duhet të zgjidhë BE, është dhe marrdhënia që do të ndërtojë me Rusinë dhe shkëmbimet tregtare me Kinën. E cila vazhdon të rivalizojë tregjet europiane me çmimet e ulta të mallrave kinezë. Së fundmi, BE dhe Washingtoni, nën drejtimin e të paparashikueshmit Presidentit Trump, jan në nivelin më të ulët historikë të bashkëpunimit. Madje mes palëve jan vendosur milliarda euro tarifa të ndërsjellta.

Rigels Lenja, studiues, pranë Universitetit Ludwig Maximilian në Mynih.*

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb