Janë publikuar formacionet e sfidës së vlefshme për kthimin e fazës së 1/16-ave të Ligës së Europës, mes Red Bull Salcburgut dhe Napolit, me shkodranin Elseit Hysaj, që do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen që starton në orën 18:55 në “Red Bull Arena”.

Trajneri Karlo Ançeloti ka vendosur t’i besojë mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa në të majtin do të jetë Mario Rui. Napoli e ka fituar ndeshjen e parë me shifrat 3-0 dhe është praktikisht i kualifikuar për në fazën tjetër të veprimtarisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb