Ka përfunduar raundi i parë i ndeshjeve në “Europa League”, ku u zhvilluan plot 24 takimet e para. Për Milan parashikohej një fitore e lehtë kundër modestëve të Dundelanzh të Luksemburgut, por nuk ka ndodhur ashtu pasi kuqezinjtë fituan me vështirësi me anë të Higuain në minutën e 59-të. Gjithsesi, djemtë e Gatuzos kanë arritur të marrin tre pikët e para në këtë kompeticion i dyti më i rëndësishëm për klube.

Në anën tjetër nuk e ka pasur të vështirë Arsenali që  fitoi bindshëm në shtëpi, me shifrat 4-2 ndaj ukrainasve të Vorskla Poltavas ndërkohë që Dinamo e Zagrebit mundi pastër, me rezultatin 4-1, ekipin e Fenerbahçes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb