Sulmuesi shqiptar i Besiktas, Ernest Muçi u shfaq para mediave në prag të takimit të Europa League ndaj Twentes.

“Paraqitjet pozitive personale? Mendoj se kanë të bëjmë me motivimin. Jo vetëm unë, por çdo lojtar në skuadër duhet të tregojë veten në çdo ndeshje. Në këtë aspekt, duhet të marrim më të mirën bashkë.

Kjo do të jetë një ndeshje e ndryshme nga ajo me Atletik Bilbaon. Luajmë jashtë, na duhet ne të kontrollojmë ndeshjen. Duhet të luajmë në mënyrën e duhur. Motivimi ynë i ndeshjes me Atletik Bilbaon duhet të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, do të jetë një ndeshje e madhe dhe shumë e vështirë. Megjithatë, ndeshja ndaj Bilbaos i përket të kaluarës, nuk mendoj se është e drejtë të flasim për të kaluarën. Duhet të fokusohemi te ndeshja tjetër. Por është pak e vështirë të jesh i mirë në futboll gjithmonë. Duhet të pranojmë që ka ulje-ngritje. Gjëja e rëndësishme është të vazhdojmë të punojmë.

Sigurisht, edhe unë kam objektiva dhe ëndrra. Unë dua të fitoj çdo trofe në këtë klub. Objektivat e skuadrës janë në këtë drejtim. Tani kemi një trajner të ri, urojmë të arrijmë këto objektiva me të”, tha Muçi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb