Natyrisht që bilanci bëhet në 180 minuta dhe në ato 180 minuta, Sherifi u kualifikua pasi stërdominoi ndeshjen e parë, ndërsa në të dytën Partizani luan shumë më mirë sesa në Tiranë, gjen golin e avantazhit, detyron skuadrën moldave të vuajë dhe më pas pëson një gol, i cili mbetet shumë i diskutueshëm për rregullsinë e tij.

Në Tiraspol, trajneri Lerda mëson nga gabimet e bëra në Tiranë dhe ndreq ekipin. Në fushë nga minuta e parë Asani dhe Trashi, ndërsa mbrojtja luan me tre qendra, Bitrin. Belicin dhe të sapoardhurin Boldor tregon qëndrueshmëri. Partizani luan mirë dhe Solomon mban peshën e sulmit, madje nigeriani është protagonist absolut te goli i Jasit Asanit, me shërbimin fantastik që i bën numrit 10 të të kuqve në minutën e 30-të, me këtë të fundit, që shënon qetësisht para portierit. Sherifi zgjohet dhe kërcënon me Latifin, që ndalet vetëm nga shtylla e Alban Hoxhës.

Në pjesën e dytë, të kuqtë kanë një rast fantastik për të shënuar golin e dytë me Kordeiron, por pret në mënyrë të pabesueshme gardiani Mikuliç. Më pas vjen momenti më i diskutueshëm, ai i minutës së 63-të, kur në momentin e harkimit të topit, një nga lojtarët e Sherifit duket më ia avancuar se linja e mbrojtjes së kuqe, por pas anulimit fillestar të golit, gjyqtarët kroatë e kthejnë pas vendimin e tyre, çka ka irrituar lojtarët kryeqytetas me Malën që ndëshkohet me të verdhë për protesta.

Më pas loja bëhet e hapur, Partizani sulmon me forca të shumta, pas Lerda hedh Braunin, Cinarin e Bardhin në vend të Sherifi ka hapësira dhe i afrohet golit të fitores në pas shtyllës e tronditur të Hoxhës, ndërsa kapiteni i kuq mund të kishte shënuar në fund golin e fitores së madhe, por gjuajtja e tij me kokë përfundoi pak jashtë kuadratit të homologut Mikuliç. Mbyllet 1-1, kualifkohet Sherifi dhe Partizani i jep lamtumirën Kupave të Europës në këtë edicion, duke mbyllur kështu dhe aventurën e klubeve shqiptare në kompeticionet e UEFA-s.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb