Partizani ka stonuar dhe ka dështuar në përballjen kundër Sherifit të Tiraspolit, ndonëse pritshmëritë ishin të mëdha, sidomos pas paraqitjeve të mira ndaj Karabagut, kampionët e Shqipërisë kanë shfaqur limite të theksuara në këtë përballje, duke bërë gabime të shumta dhe duke ia dorëzuar fitoren Sherifit të Tiraspolit. Lerda kryen ndërrime të shumta nga njëmbëdhjetëshja titullare e Bakusë, çka pasqyrohet në lojën e kryeqytetasve, që lë shumë për të dëshiruar.

Në vapën e “Selman Stërmasit”, më të freskët duken miqtë nga Moldavia, që nisin rrezikshëm duke iu afruar golit në minutën e 10-të, me Hordiekon që gabon në mënyrë të pabesueshme. Por nuk bën të njëjtën gjë Tambe në minutën e 23-të, që ndjek me vëmendje aksionin e shpejtë të Sherifit dhe shtyn në rrjetë topin e grushtuar me vështirësi nga Alban Hoxha. Goli trondit Partizanin, që nuk arrin të kryejë as kombinimet më të lehta, ndërsa situata nuk do të ndryshojë as pas pushimit të ndeshjes dhe as pas zëvendësimeve të Lerdës, që kërkon më kot të rikuperojë fillin e lojës së skuadrës së tij.

Partizani Sherif Pj1
Partizani Sherif Pj1

Sherifi tërhiqet dhe pret kundërsulmin, për të goditur sërish, ndërsa Partizani vuan të gjejë kombinime dhe hapësira, duke bërë që moldavët të marrin në Tiranë një sukses mbase më të lehtë nga sa e kishin menduar. Tashmë, në sfidën e kthimit do të duhet një mrekulli, pasi me atë që u pa sot, të kuqtë duhet të ndreqin gjithçka në lojën e tyre.

Ekipet
Ekipet

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Telushi, Mala, Kordeiro, Solomon, Çinari
Trajner: Franko Lerda.

Sherif Tiraspol: Mikuliç, Kristiano, Muzek, N’Djae, Balima, Kendish, Anton, Hordeienko, Latifi. Tambe, Boban
Trajner: Zoran Zekiç

Partizani Sherifi Formacionet
Partizani Sherifi Formacionet

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb