Europa League zhvilloi këtë të mërkurë ndeshjet e para.
Lazio fitoi pastër 0-3 ndaj Dinamos së Kievit. Lacialët e zgjidhën ndeshjen shumë shpejt. Ekipi i Baronit mbylli llogaritë që në pjesën në pjesën e parë, duke shënuar me Dele-Bashiru, ndërsa spikat dopieta e senegalezit Dia. Vendasit provuan të reagonin, por e patën gati të pamundur. Në 45 minutat e dyta, mjafto menaxhimi i rezultatit, me Lazion që merr 3 pikë të arta.
Ndeshje e luftuar në maksimum ajo në Rams Park(Istanbul) mes Galatasaray dhe Paok, takim ky i përfunduar 3-1. Ekipi turk ushtroi presion konstant në pjesën e parë, duke zhvendosur totalisht kundërshtarin në gjysmë-fushën e vet, por pa mundur dot të dërgojë topin në fundin e rrjetës. Galata siguroi suksesin falë autogolit të Baba dhe golave të Akgun dhe argjentinasit Icardi. Për Paok, goli i Konstantelias shërbeu vëtëm për statistikë.
Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Twente. Golit të Eriksen iu përgjigj Lammers.