Lazio është në vendin e parë në fazën e ligës në Europa League, por trajneri i lacialëve, Baroni, para ndeshjes ndaj Bragës, theksoi faktin se skuadrës i duhet vazhdimësi.

“Futbolli nuk është i njëjtë në çdo nivel. Ka hapa të ndryshëm. Kam punuar shumë për të arritur këtu, por shumë merita shkojnë për lojtarët për këto rezultate.

Jam i kënaqur me rrugëtimin që po bëjmë, por ende nuk kemi arritur asgjë. Duhet të kërkojmë shumë nga vetja nëse duam të jemi ambicioz” – tha Baroni.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb