Ka përfunduar sot aventura e bardhekaltërve të Lacios në Europa League. Sevilja ka fituar dhe ndeshjen e dytë në Spanjë, duke detyruar Lacion që të bëjë valixhet dhe të kthehet në shtëpi kokulur.

Nuk ka mundur dot të bëjë asnjë gardiani kuqezi i portës laciale, Tomas Strakosha, me vendësit që kanë kërkuar dhe shënuar 2 gola, duke qenë dukshëm më superiorë sesa kundërshtari.

Në minutën e 20-të Bin Jeder shënoi golin e avantazhit për të zotët e shtëpisë, që fitojnë shumë edhe në aspektin psikologjik ndaj rivalit, që tashmë duhet të shënojë dy herë. Por ata që shënojnë janë sërish lojtarët e Seviljes, kësaj radhe në minutën e 78-të me Sarabian, që vulos çdo gjë dhe i jep Seviljes biletën e kualifikimit për në turin tjetër.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb