KAVAJË

Pas takimit në Kamëz një ditë para protestës kombëtare, krye demokrati Lulzim Basha ka ndaluar në këto momente edhe në Kavajë, ku tha se Europa e ka dëgjuar zërin e shqiptarëve, të cilët sipas tij po përballen me pushtetin duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lideri i selisë blu theksoi se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve farsë në 30 qershor në asnjë lagje apo qytet të vendit.

“Falendëroj Kavajën për pritjen e jashtëzakonshme, parathënie e ditës së nesërme, betejës tonë deri në fitore kundër diktaturës së krimit dhe korrupsionit. Rama ik. (salla brohoret Edi Rama ka mbaru). Me të vërtetë ka mbaru dhe duhet të mbarojë që Shqipëria të bëhet si Evropa. Evropa e ka dëgjuar thirrjen tuaj që buçet nga çdo cep i vendit dhe me të vërtetë do ta bëjmë Shqipërinë si Evropa.

Mesazhet e Evropës kurrë nuk janë dëgjuar më të qarta e më të prera. Ka folur Londra, Berlini, zgjedhje demokratike pa opozitën nuk ka, zgjedhje pa Partinë Demokratike nuk do të ketë as sot, as me 30 qershor, as mot. Ta harrojë klika kriminale. Aq sa bëri zgjedhje pa PD në Kavajë, aq do bëjë më 30 qershor.

Ne nuk do lejojmë në asnjë qendër votimi, lagje a fshat, një tjetër proces fals zgjedhor, ku në vend që të diktojë sovrani, krimi dhe kriminelët e Edi Ramës ti detyrojnë shqiptarët të qeverisjen përsëri nga përdhunuesit dhe trafikantët e vajzave, ti detyrojë të qeverisen nga trafikantët e drogës. Jo,. Kjo ditë ka përfunduar njëherë e mirë për Kavajën dhe për Shqipërinë.”-tha Basha.

n.m/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: