Media e njohur spanjolle “Europa Press” ka shkruar për situatën politike në Shqipëri dhe vendimin e presidentit shqiptar Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve lokale.

“Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur të shtyjë datën e zgjedhjeve, që mos të bëhen më 30 qershor. Vendimi është marrë pas kaosit që ka ‘pushtuar’ vendin. Opozita e bashkuar proteston prej më shumë se 4 muajsh. Kreu i shtetit Meta argumentoi se kriza aktuale politike dhe kushtet që ndodhet Shqipëria nuk do të lejonin zgjedhje të ndershme”, shkruan media franceze.

  • foto galeri
  • foto galeri

Vendimi i presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka ardhur pas protestave të opozitës dhe gjendjes kaotike të krijuar në vend. Kryeministri i venit Edi Rama ka ardhur në pushtet në vitin 2013. Opozita e akuzon se vjedhur votat, ndërsa faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje për dialog mes palëve politike.

Ndërkaq, kreu opozitar, lideri i PD Lulzim Basha theksoi përpara protestuesve dje në Tiranë se beteja opozitare do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës, të cilin e cilëson si të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb