Ish-ministri i Jashtëm, Arian Starova, i ftuar në emisionin Log. në News 24, komentoi rëndësinë e NATO-s dhe rolin e SHBA-së në forcimin e Aleancës.

Starova theksoi se Amerika është duke punuar për të angazhuar më mirë fuqinë mbrojtëse europiane brenda NATO-s për të përballuar rreziqet aktuale, siç është lufta në Ukrainë. Ai shtoi se Donald Trump ka theksuar se Europa duhet të paguajë më shumë se 2% për të kontribuar në mbrojtjen e përbashkët, pasi luftërat janë të kushtueshme.

Sipas Starovës, nuk bëhet fjalë për shpërbërjen e NATO-s, por për rregullimin e disa elementëve të saj që lidhen me forcimin e Aleancës. Ai theksoi se Europa duhet të paguajë më shumë për të qenë më e fuqishme dhe në këtë mënyrë të jetë në gjendje të përballet me kërcënimet, përfshirë kërcënimin rus, duke pasur edhe një përgjigje të merituar në rast nevoje.

Arian Starova, ish-ministër i Jashtëm:  NATO ka shumë rëndësi për SHBA-të. Amerika po mendon si të angazhojë më mirë fuqinë mbrojtëse europiane brenda NATO-s për të përballuar rreziqet. Trump ka thënë se Europa duhet të paguajë më shumë se 2 përqind, pasi luftërat janë të kushtueshme. Janë hedhur disa ide, por as bëhet fjalë për prishje të NATO-s.

Kjo aleancë është me shumë vlerë dhe do të vazhdojë, por po rregullohen disa elementë që kanë të bëjnë me fuqinë e Aleancës. Po nxiten shtete të Europës që të paguajnë më shumë, sepse rreziqet janë të tilla, siç ndodhi me Ukrainën. Duke bërë këtë, më pas mund të jemi në kushtet që Rusia mund ta kërcënojë Europën, por mund të marrë dhe përgjigjen e merituar, nëse Europa bëhet e fortë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: