Mes mijëra protestuesve që kanë mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” një prej tyre ka tërhequr vëmendjen me veshjen e tij të veçantë dhe një apel.

Me një maskë sanitare në gojë ai mban në duar një tabelë ku shkruhet “Europe attention!! Albania is in protest”-Europë vëmendje! Shqipëria është në protestë.

Ndërsa ka të shkruara edhe rrobat që mban veshur, ku ndër të tjera lexohet “…po qajnë nënat për fëmijët…ikën bijtë në Gjermani…Çohu o popull”.
Opozita proteston sot për të pestën herë radhazi nga 16 shkurti kundër qeverisë.

Protestuesi
Protestuesi

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb