Europianët dhe SHBA-ja bllokuan sot mbajtjen e një mbledhje të Këshillit të Sigurimit mbi gjuhën në Ukrainë të kërkuar nga Rusia ditën e betimit të presidentit të ri ukrainas, Volodimir Zelenski dhe të parë si një përpjekje që synon ta vendosë në vështirësi.


Në një votim procedure kundër kësaj mbledhje u mblodhën gjashtë vota (Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Polonia, Blegjika dhe SHBA-ja).


Nga ana tjetër pesë vende votuan pro zhvillimit të kësaj mbledhjeje (Rusi, Kinë, Afrikë e Jugut, Republika Dominikane, Guinea Ekuatoriale), ndërsa katër abstenuan (Indonezia, Bregu i Flidishtë, Peruja dhe Kuvajti).