Kylian Mbappe po luan një Europian jo të zakonshëm, teksa është i detyruar që të mbajë maskë pasi theu hundën ndaj Austrisë.

“Është e tmerrshme të luash me maskë, por unë jam gati të bëj gjithçka për fanellën franceze”.

“Pse nuk shënojmë gola? Prisja një pyetje më pak të drejtpërdrejtë, por përgjigjem duke thënë se nuk krijojmë mundësi. Por tani është një hap i ri në garë”.

“Të luash me maskën është një ndjenjë e tmerrshme, e heq sa më shpejt që të mundem. Çfarë mendova kur theva hundën? Nuk e kuptova menjëherë seriozitetin e saj, pastaj pashë sesi më shikonte portieri kundërshtar”.

“Të luash me hundën e thyer të bën objektiv, është një luftë psikologjike. Por për këtë fanellë jam gati për çdo gjë, nëse më godasin, tashmë është thyer gjithsesi”.

Në fund të Kampionatit Europian do të nisë zyrtarisht aventura e tij e re me fanellën e Real Madridit: “Jo, nuk jam ende në grupin e Real Madridit në whatsapp (qesh) por shpresoj të hyj së shpejti. Nuk kam folur me Courtois, por jam i lumtur që ai nuk është atje” – tha ai para Belgjikës.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb