Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon ku Europol do të ketë një zyrë të tij. Finalizimi i kësaj pune të gjatë, është përshëndetur edhe nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili e konsideron si një lajm tejet pozitiv.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, deputeti socialist ‘merr meritat’ dhe thotë se pricesi u realizua me sukses përmes negociatave intensive gjatë vitit të kaluar.

“Lajm shumë i mirë që sot u finalizua hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Europol në Shqipëri, një proces i realizuar me sukses përmes negociatash intensive gjatë gjithë vitit të kaluar.
Shoqëruar dhe me një sërë operacionesh të përbashkëta shumë të suksesshme, një pjesë e mirë e të cilave të inicuara në mënyrë proaktive nga vetë Policia e Shtetit”, shprehet Xhafaj.

Ndërkohë, ish-ministri thekson se ky është një hap më shumë drejt çeljes së negociatave.
“Kjo zyrë do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe një mundësi e mirë për çeljen e negociatave.
Urime ekspertëve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për këtë arritje pozitive”, nënvizon Xhafaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb