Megjithëse Kosova shpreson që së shpejti të përfaqësohet në Festivalin Evropian, sot organizatorët kanë marrë një vendim aspak të pëlqyeshëm.

Ndërsa kanë mbetur edhe disa ditë nga Eurosong, zyrtarët e këtij festivali kanë marrë disa vendime rreth valëvitjes së flamujve. Kështu, flamuri i Kosovës është i ndaluar të valëvitet në stadiumin e qytetit të Stokholmit të Suedisë.

Për më tepër, flamuri kosovar është krahasuar me atë të organizatës terroriste të njohur si ISIS-i dhe është renditur në të njëjtën listë.

Në këtë festival, Shqipëria do të përfaqësohet me Eneda Tarifën me këngën “Fairystale”. Mbetet të shihet se si do të reagojnë institucionet, më konkretisht Ministria e Kulturës e Kosovës dhe Radio Televizioni i Kosovës, i cili e ka të drejtën televizive për transmetim në Kosovë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: