TIRANE-Ndryshon rregullorja e votimit për Festivalin Europian të Këngës. Eurovision Song Contest bëri të ditur se rregullat e reja në votim do të përbëjnë ndryshimin më të madh për këtë festival që prej vitit 1975.

Përfaqësuesi i çdo vendi do të lexojë vetëm votën e dhënë nga juria, e cila bëhet publike.
Pasi të jepen rezultatet e jurisë profesionale, shtohen votat e publikut.
Më pas prezantuesi i festivalit nis të lexojë shumën totale që ka marrë çdo këngëtar ose grup, duke nisur nga ai që ka marrë më pak pikë deri tek fituesi.

Kjo garanton që fituesi nuk do mësohet deri në momentin final, duke shtuar tensionin e garës.
Në të shkuarën, vota e publikut dhe vota e jurisë kombinoheshin së bashku për të nxjerrë rezultatin e dhënë nga çdo vend.
Një përfaqësues i çdo vendi europian më pas lexonte rezultatet.

Jo vetëm kaq, por tanimë nuk do kemi mundësi të mësojmë se cili shtet na ka dhënë më shumë ose më pak pikë.
Shqipëria përfaqësohet në festivalin e radhës nga këngëtarja Eneda Tarifa.
Këtë vit festivali mbahet në Stokholm të Suedisë më 14 maj.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: