BRUKSEL- Përqindja e papunësisë në zonën euro ka pësuar rënie të lehtë në muajin qershor duke arritur në 9,1 për qind, niveli më i ulët që prej shkurtit 2009, njoftoi sot zyra evropiane e statistikave Eurostat.

“Ndërkohë, inflacioni në zonën euro mbetet i qendrueshëm edhe në muajin korrik, me 1,3 për qind, ende nën objektivin 2,0 për qind të Bankës Qendrore Evropiane (BQE)”, sipas Eurostat.

Niveli i papunësisë në muajin qershor, në rënie në raport me muajin maj, 9,2 për qind, është më pozitiv se ai i parashikuar më parë nga analistët e pyetur nga ndërmarrësit e shërbimeve financiare Factset, të cilët e kishin parashikuar 9,2 për qind.

Niveli i papunësisë në zonën euro arriti në muajin shtator 2016 nën pragun simbolik prej 10,0 për qind.
Kjo rënie e vazhdueshme fsheh diferencat mes 19 vendeve që kanë miratuar monedhën unike.

Shkalla e papunësisë mbetet e ulët në Gjermani me 3,8 për qind, në Republikën çeke, 2,9 për qind dhe në Maltë 4,1 për qind, por mbetet e lartë në Greqi, 21, 7 për qind në muajin prill, shifra e fundit e disponueshme si dhe në Spanjë 17,1 për qind.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: