Belgjikës i duhet të përgjigjet përpara Gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut, që e akuzon se ka dështuar në mbrojtjen e jetës së njeriut, që nuk ka kryer detyrën e saj, pas vendimit që nëna e kimistit Tom Mortier, e sëmurë me depresion, i është nënshtruar eutanazisë në 2012.


Në dokumentin me të cilin Gjykata e Strasburgut ka komunikuar vendimin për të ekzaminuar rastin e qeverisë belge, rezulton që Mortier ‘akuzon shtetin që nuk ka ushtruar detyrimin e tij për të mbrojtur jetën e nënës së tij dhe nuk ka marrë masat e duhura të parashikuara nga ligji në 2002, duke e bërë kështu iluzionare përmbajtjen e tekstit’.


Paditësi akuzon autoritetet belge që nuk kanë bërë një hetim të thellë për faktet e denoncuara prej tij.
Mortier akuzon ‘për mos-pavarësi komisionin që vendos kërkesën për eutanazia, duke marrë parasysh që mjeku që ka vendosur për nënën e tij ishte bashkë-president dhe që gruaja i kishte dhuruar 2500 euro fondacionit të drejtuar gjithmonë nga i njëjti doktor’.


(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb