E rikthyer me flokët e saj natyralë, si Elsa e dikurshme e “Pallatit 176”, aktorja Eva Alikaj ishte sot e ftuar në “Rudina”, në Tv Klan, për të prezantuar projektin e saj të ri, një Master Class në Tiranë, me rolin e Maria Callas.

Para se të rrëfente më shumë për këtë sfidë të saj të re, sapo hyri në studion e “Rudina”, Eva u duk shumë e freskët dhe për këtë, autorja e programit i kërkoi të zbulonte cili është sekreti i bukurisë: “Gjenet, por kam bërë edhe ndërhyrje estetike…”, – tha ajo, por mikrofoni nuk ia përcolli plotësisht zërin në publik.

Pas rregullimit të mikrofonit, Rudina tregoi se e pyeti aktoren ku qëndronte sekreti i bukurisë dhe ajo pranoi pa asnjë lloj kompleksi se ka kryer një ndërhyrje estetike: “Është gjenetike…”, – këmbënguli aktorja me të qeshur, tashmë me zë të plotë, pa dashur të japë detaje, por me përpjekjen e Rudinës për të kuptuar çfarë ka ndryshuar në portretin e saj, Eva tha:

“Ja, meqenëse do ta dish, kam bërë diçka. Vetëm pak rrudhat janë tërhequr dhe pak këtu te qafa. Kjo është bërë. Unë nuk dua të ndryshohem, sepse dua të jem vetvetja, por moshën e kam për t’i bërë këto gjëra, edhe si artiste dhe kaq…”

Kohët kanë ndryshuar, por Eva është po ajo artistja që nuk e fshehu kurrë mendimin e saj të sinqertë dhe nuk tregoi asnjëherë publikisht dikë që nuk është…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb