Ish-mjekja e Chelsea, Eva Carneiro, ka zbuluar marrjen e kërcënimeve me vdekje në muajin e mjaltit. Kjo ka ndodhur pas dasmës dhe largimit të diskutueshëm nga klubi londinez. 43-vjeçarja u largua nga “Stamford Bridge” shumë shpejt, pas përplasjes së saj publike me ish-trajnerin e Chelsea, Jose Mourinho, por vazhdoi të marrë abuzime ogurzi nëpërmjet internetit.

“Edhe pse nuk kam një prani të madhe në rrjetet sociale, disa nga kërcënimet kanë qenë të dhunshme, për vdekje e gjëra seksuale, – tha ajo për “Daily Telegraph”. – Ata (abuzuesit) duket të jenë frikacakë, të pafytyrë dhe të papërgjegjshëm për legjislacionin.”

Mjekja, e cila tani punon në klinikën e saj, në “Harley Street”, në Londër, tha se beson që çështja e seksizmit në futboll po shkon në mënyrë të pakontrolluar: “Mendoj se seksizmi është forma diskriminuese në futboll më pak e sfiduar. Komentet anti-semite dhe raciste të tjera janë dënuar gjerësisht, ndërsa seksizmi jo. Kjo më bën të ngre pyetjen se kush lejon të tilla hapësira, kush qëndron në prapaskenë. Është pranuar gjerësisht se futbolli ka një problem diskriminimi, ndërsa unë mendoj se seksizmi është forma më pak e luftuar.
momento-en-que-carneiro-y-fearn-tratan-a-hazard-cordon-press
Dr. Carneiro përshkroi se si ajo u përball për herë të parë me diskriminim, në fazat e hershme të karrierës së saj. Mjekja tha se kishte mbetur e habitur në universitet, kur i është sugjeruar nga të njohurit meshkuj se gjinia e saj mund ta kufizojë përparimin profesional, meqë zgjodhi për të ndjekur një rrugë në futboll.

Kujtojmë se Dr. Carneiro u dënua nga Jose Mourinho, pas ndodhisë në fushë, duke trajtuar Eden Hazard në ndeshjen kundër Swansea City, në “Stamford Bridge”, në gusht 2015. Pas largimit, një muaj më vonë, ajo nisi veprimet ligjore kundër Chelsea dhe Mourinhos në një gjykatë, duke e akuzuar ish-shefin e saj për viktimizim dhe diskriminim. Në korrik gjithçka u zgjidh, me klubin dhe trajnerin portugez që i kërkuan falje pa rezerva në gjykatë për ankthin e shkaktuar.

(e.k/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: