Eva Longoria ka rritur donacionin e saj për të ndihmuar në rikuperimin nga zjarret në Los Angeles, duke e çuar shumën nga 50,000 në 1 milion dollar (974 mijë euro).
Donacioni do të mbështesë Fondacionin e Komunitetit Latino dhe Fondacionin e Komunitetit të Kalifornisë, të cilat po punojnë për rikuperimin e komuniteteve të prekura nga zjarret masive.
Aktorja do të shfaqet këtë të martë në “Jenna & Friends” për të folur më shumë për donacionin dhe do të vullnetarizojë në Los Anxhelos me organizatat si Global Empowerment Mission dhe World Central Kitchen.
Longoria ka shprehur dhe mbështetje për punëtorët thelbësorë të prekur nga zjarret, duke dhuruar gjithashtu deri në 50,000 dollarë për organizatën “This is About Humanity”.
Në një postim emocionues, ajo theksoi se zemra e saj është e thyer për qytetin e Los Angeles dhe ka inkurajuar të tjerët të kontribuojnë për të ndihmuar ata që kanë humbur gjithçka.
(BalkanWeb)