Në botën e spektaklit, muaji maj bën rimë me Festivalin e Cannes. Në takimin vjetor me kinemanë zbresin yjet më të famshëm të botës. Në mbrëmjen e inaugurimit nuk kanë munguar në tapetin e kuq, nga Selena Gomez tek Tilda Swinton deri tek Eva Longoria.

Artistja, nën petkun e ambasadores së L’Oreal, e frekuenton këtë event prej të paktën një dekade. Ky vit për ‘Shtëpiaken e Dëshpëruar’ është më i veçanti i jetës së saj, sepse ajo është bërë nënë për herë të parë. Ylli dhe bashkëshorti i saj Jose Baston, president i një grupi radioteleviziv meksikan, kanë tani një djalë, Santiagon, që është 10 muajsh.

Në tapetin e kuq të filmit ‘Të vdekurit nuk vdesin’, Eva Longoria i ka magjepsur të gjithë me një veshje të Alberta Ferreti, një fustan me tonalitetet e rozës, i mbuluar me gurë dhe me një të carë të madhe deri lart në kofshë.

Look-u, që i nxirrte në pah fizikun e saj të tonifikuar dhe perfekt pas shtatzënisë, është kompletuar me sandalet e Gianvito Rossi dhe bizhutë e Tatiana Verstraeten. Aksesori më i nevojshëm për Longorian? Dora e saj e cila përpiqet vazhdimisht të mbyll fustanin që i zbulon këmbët.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb