SPANJE

Eva Longoria ishte e ftuara speciale e emisionit “What Happens Live with Andy Cohen”. Ajo foli për jetën e saj dhe ndër të tjera iu përgjigj dhe disa pyetjeve pikante të moderatorit.

Eva zbuloi se kush ishin 2 personazhet e njohur, që u dehën më shumë se të gjithë të ftuarit e tjerë të dasmës së saj me Jose Baston në vitin 2016. Ata janë dy  personazhet më të komentuar të ‘Hollywood-it’ , Victoria Beckham dhe Ricky Martin.

Gjatë intervistës, Longoria foli dhe në lidhje me jetën e saj private, sidomos për thashethemet në lidhje me George Clooney në vitin 2013, ku thuhej se ky i fundit e ka ndjekur nga pas aktoren, por ajo e ka refuzuar. Eva i ka mohuar këto thashetheme dhe është shprehur se ajo dhe George kanë qenë thjesht miq shumë të mirë.  Eva Longoria dhe Jose Baston kanë edhe një djalë 1 vjeç e gjysmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: