TIRANË- “Nuk e mendoja që futbolli do më bënte kaq shumë për vete, më ka përfshirë të tërën”. Kështu deklaron në një intervistë për emisionin “Chic” në News 24, prezantuesja e “UEFA Champions League Show”, Eva Murati.

E re, e bukur dhe e talentuar njëkohësisht ajo thotë se nuk e ka problem të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, por shpeshherë ndjehet e bezdisur për etiketimet që i bëhen, për shkak të lidhjes me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Genarin.
eva murati
“Unë jam e hapur për lidhjen time, se s’kam asgjë për të fshehur në lidhje me të. S’kam bërë asnjë turp, asnjë gabim. Kam një lidhje të gjatë 6-vjeçare me bashkëmoshatarin tim. Por, shqetësohem pak se mediat e kanë keqpqërdorur disi pjesën e lidhjes sime. Pra, në aspektin e fokusimit vetëm në këtë dhe jo në lidhje me aftësistë e mia apo projektet që kam realizuar”,- thotë bukuroshja e ekranit.

Duke pranuar se sporti është kthyer në një dashuri të dytë për të, ashtu si televizioni e filmat ku ka filluar të eksperimentojë, Eva mban gjithnjë një çelës rezervë, për sa i përket së ardhmes.

“Do të diplomohem në Drejtësi. Unë familjarisht s’kam lidhje me botën e artit, jam përpjekur vetë ta zhvilloj këtë pasion. Edhe sikur televizioni të më mbyllë dyert, kam një rezervë, diplomën”,- thotë ajo duke qeshur.

E për të gjithë ata që nuk e dinë, Eva zbuloi se është tifoze e Juventusit dhe ka futbollist të preferuar Bufonin, portierin e kësaj skuadre.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb