TIRANE

E ftuar në emisionin e “Ftesw në 5’, moderatorja Eva Murati është pyetur në lidhje me jetën e saj private, por kjo e fundit nuk ka dhënë një përgjigjje konkrete.


Ndoshta Eva ka zgjedhur këtë mënyrë për të lënë të kuptohet se ka nisur një lidhje të re dashurie.


Vite më parë moderatorja Murati ka pasur lidhje me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli,por i dhanë fund pas një periudhe të gjatë. Që prej asaj kohe Eva nuk na ka dhënë asnjë lajm nëse ka dikë në krah apo jo .


Eva Murati: E di si është puna, sa herë që mua më pyesin në lidhje me jetën time personale bëhet lajm edhe kur nuk ka asgjë për të bërë lajm. Kur unë nuk them asgjë.

Pjesë nga biseda:

Bieta Sulo: Mbase do thuash ndonjë gjë, je e lumtur ti? Vetëm? Apo s’je vetëm?

Eva Murati: Unë jam e lumtur. Vetëm kaq.

Bieta Sulo: Po pse se thua që jam vetëm, apo s’je vetëm?

Ndërkohë Eva Murati buzëqesh, duke mos thënë as po as jo.

(BalkanWeb)

Etiketa: