LONDËR- Tre persona janë arrestuar nga agjentët e policisë britanike, pasi dyshohet se po organizonin një incident.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Blackfriars dhe urën Westminister. Sapo morën informacionet, autoritetet mbyllën rrugën dhe urën në fjalë, ndërsa paralajmëruan klientët e lokaleve përreth të qëndronin larg dritareve.

Sipas “The Independent”, bëri me dije se Blackfriars u mbyll pas ndalimit të një automjeti të dyshimtë. “Personat që ndodheshin në bordin e automjetit, 3 vetë, janë arrestuar”, deklaroi zëdhënësi i policisë. Sakaq, u ndalua dhe një automjet i agjentë, tip “BMW”, me targa belge.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: