SHBA

Adhuruesit global të teknologjisë u bënë bashkë në San Francisco të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Samung Unpacked, mbi zhvillimet më të fundit të telefonave inteligjent. Eventit gjigand nuk i shpëtuan as këtë herë dyndjet e atyre që fjalën e fundit të teknologjisë e duan në duart e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rrugëtimi i një dekade rikujtoi lançimin e të parit Galaxy S, për të mbërritur te linja e re premium e telefonave smart: Galaxy s10, projektuar për të përmbushur nevojat e veçanta të tregut të sotëm të telefonave celularë. Për ata që kërkojnë një pajisje të kompletuar, Galaxy S10+ çon çdo karakteristikë, nga ekrani, kamera dhe performance, në një nivel tjetër. Galaxy S10e është krijuar për ata që duan të gjithë elementët esencialë në një ekran të sheshtë. Galaxy S10 5G, është pajisja dedikuar shpejtësisë dhe fuqisë. Dhe së fundmi, Galaxy Fold shquhet për palosjen e ekranit, si inovacioni më i madh i këtyre viteve.

“Aktualisht jemi shumë krenarë. Për ne është një ditë speciale sot. Pas 9 gjeneratash të serisë S, sot kemi shancin të shohim galaxy S10. Me çdo gjeneratë, ne prodhojmë teknologji të re, po ecim përpara. Ky event përbën një moment historik. Këtu kam këto të dyja nga katër që prezantuam. Gjithashtu pamë edhe Galaxy Fold që sipas këndvështrimit tim është inovacioni më i madh gjatë këtyre viteve, veçanërisht për palosjen e ekranit dhe sesi kjo lloj teknologjie do të na shërbejë në të ardhmen”,  shprehet Milan Vujovic, drejtor marketingu për Samsung Electronic Adriatic.

Ora inteligjente (Galaxy Watch Active), ndjeksi i aktiviteteve (Galaxy Fit / Galaxy Fit e) dhe kufjet e vogla pa kabllo (Galaxy Buds) janë aksesorët e gjeneratës së re smart enkas për një sërë stilesh jetese. Nuk është rasti për të mbajtur frymën; thjesht kalisni durimin. Më 7 mars, vala e këtij zhvillimi teknologjik mbërrin në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb