Konkursi i 73-të i bukurisë Miss Universe 2024 u mbajt mbrëmë në Mexico City, ku më shumë se 120 vajza nga e gjithë bota sfiluan për çmimin e parë.
Vendi ynë u përfaqësua nga bukuroshja 19-vjeçare Françeska Rustem. Shqipëria pati një përfaqësim mjaft dinjitoz nga modelia Franceska Rustem, e cila shkëlqeu ne skenën e Miss Universe.
Françeska e cila mban titullin e Miss Univers Albania është një modele e suksesshme prej shume vitesh. Ajo punon për firma të njohura brenda dhe jashtë vendit. Pak para nisjes se garës, Françeska bëri një postim në rrjetin e saj social në Instagram, ku falënderoi të gjithë ata që i besuan të përfaqësonte Shqipërinë.
(Balkanweb)