Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja u aktivizua në ndeshjen e Everton ndaj Arsenal, duke dhënë kontributin e tij në barazimin pa gola.

“Evertoni tregoi interes të fortë karshi meje, prandaj them jam borxhli karshi tyre. Më kanë ndihmuar shumë gjatë periudhës kur isha i dëmtuar dhe më kanë bërë që  të buzëqesh përsëri në fushë. Jam me fat që jam në një klub si Evertoni pasi më kanë ndihmuar që të rikuperohem.

“Për një futbollist fakti që zbret në fushë është gjithçka. Për mua ka shumë rëndësi që jam i shëndetshëm dhe që buzëqesh përsëri”,- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb