Everton kërkon të marrë një rezultat pozitiv ndaj Manchester Cityt të enjten në Premier League, duke përfituar kështu nga kriza që po kalojnë kampionët e Anglisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, në këtë takim mund jetë radha e Armando Brojës për të treguar veten, ndaj një rivali si City. Gjasat janë të mira që Broja ta nisë nga fillimi për Evertonin,  pasi trajneri Dyche kërkon freski në repartin e avancuar.

23-vjeçari Broja hodhi pas shpine dëmtimin dhe u rikthye në fushë, teksa deri më tani numëron 2 ndeshje me ekipin e parë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb