Në një intervistë telefonike për emisionin “Pardon My French”, Evi Reçi ka folur për mëmësinë. Ajo dhe partneri i saj, Kledi Hysa, mirëpritën më 13 shtator djalin e tyre, të cilin e kanë quajtur Aster.

Gjatë intervistës, Evi ka zbuluar se pse vendosën që djalin e tyre ta quajnë kështu dhe çfarë fshihet pas këtij emri.

“Emrin e kam zgjedhur unë, sigurisht edhe me aprovimin e plotë të Kledit. Unë desha një emër që ka një kuptim, por që nuk është emër. Duke pasur shumë ndikim nga kultura greke, sepse jam rritur aty, fjala Asteri do të thotë yll, por nuk është emër në Greqi. Aster është yll dhe në anglisht më pas del “A star” (një yll). Më pas pashë që ishte edhe një lule që çelte në shtator dhe duke qenë se e prisnim Asterin në shtator unë thashë ‘OK paska një kuptim të dyfishtë’,” -tha Evi.

Më tej, ajo rrëfeu se pse vendosi që lindjen ta bënte në Austri.

“Në Shqipëri kam pasur një shtatëzani shumë aktive. Uroj që çdo grua që është shtatzanë ta kalojë kështu, sepse kur je shtatzanë nuk je sëmurë. Mund të kesh komplikime patjetër, por kur je mirë është OK të jesh aktive dhe unë të gjitha kontrollet i kam kryer në Shqipëri. Më pas, dy muaj rreth fundit u spostova në Austri për shkak të komoditetit që m’u ofrua këtej. Jo se në Shqipëri nuk do e kisha, por kishte një protokoll pak më ndryshe. Shteti austriak më pas vendoste edhe një mami krejtësisht falas për të ardhur në shtëpi dhe mua një deri dy herë në javë më vjen një grua e cila kontrollon fëmijën. Patjetër edhe lindja që unë kalova, ditën që unë do lindja ishte pak e vështirë, sepse doja të bëja një lindje natyrale, por nuk ndodhi ashtu. Gjithçka ishte nën kujdesin perfekt. Edhe për faktin praktik që Kledi është me letrat austriake”, -tha Evi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: