Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e paraqitur nga ish kreu i ARRSH Evis Berberi, lidhur me vendimin e Apelit të Posaccëm për masën e sigurisë.

Rekursi u shqyrtua këtë të enjte në dhomë këshillimi nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda, Medi Bici dhe Albana Boksi.

Gazetari i News24, Igli Ccelmeta, bëri të ditur se Berberi ka bërë disa herë kërkesë për zbutje të masës së sigurisë, kërkesë që është rrëzuar nga GJKKO dhe nga Apeli si dhe nga Gjykata e Lartë.

Ish kreu i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 16 mars të këtij viti. Bashkë me të në pranga u vendos edhe Valter Begaj edhe Ervis Lami.

Ky i fundit u la i lirë pak kohë më parë nga shkalla e parë, por Apeli i Posaccëm e riktheu sërish në qeli, pas ankimimit të vendimit të GJKKO nga Prokuroria e Posaccme.

Nga hetimet e organit të akuzës rezultoi se Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Eficcencën e Energjisë por edhe në krye të ARRSH dha gjashtë tendera për kompaninë e ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb