Kampionati europian i futbollit u themelua ne vitin 1958 nga sekretari i Uefas në atë kohë Francezi Henri Delaunay dhe në 1960 u zhvillua edhe kampionati i parë në histori pikerisht në France,fitues doli Bashkimi Sovjetik në finalen kunder Jugosllavise me rezultatin 2-1.
Nga ky europian fillon dhe historia e ndryshimeve të mëdha,revulucioneve ne futboll ku cdo kampionat ka të veçantat e tij.
Kemi parë sesi një portier të fitojë topin e artë Lev Jashin (në vitin 1963)dhe të jete nje hero për sovjetiket,por edhe pika më e fortë për skuadren. Cdo kundershtar e kishte shumë të veshtirë ti shenonte ketij portieri që ishte edhe ‘’gjysma e skuadres’’.
Kampionati i vitit 1988 ishte dhe revulucioni i vertete ne futboll me Hollanden e trajnerit “gjeni”Rinus Mishels që implementoi futbollin total,pra nga ky moment skuadrat nuk luajnë më me qendermbrojtes të lirë por ky lojtar i fundit u spostua si mesfushor perpara mbrojtjes si playmaker.
Hollanda perfeksionoi presingun me shumë lojtare dhe pozicionin artificial jasht loje,në momentin që kishin topin në zoterim ata formonin rrathë të vegjel dhe të medhenj në fushe dhe qarkullonin topin dendur dhe te shkonin me pasime ne toke deri në finalizim,në këtë skuader hedh bazat e forta filozofia ‘’Rondo’’ ku më pas do të perfeksionohen tek Barcelona dhe tek kombetarja Spanjolle.
Hollandezet fituan kampionatin europian dhe ne perberjen e saj kishte yjet e futbollit boteror Van Basten,Rud Gulit,Koeman,Rijkaard etj.
Kampionati Europian i futbollit nuk është vetëm një turne futbolli,por edhe gjeopolitikë. Nga viti 1960 deri në vitin 1988 skuadrat nga lindja dominonin shpesh here skenën europiane.(Bashkimi Sovjetik,Jugosllavia,Cekosllovakia,Poloni,Hungaria,Bullgaria,Rumania)
Në vitin 1992 kur kishte rënë edhe muri i Berlinit,në kampionati europian të atij viti nga skuadrat e lindjes ishte kualifikuar Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia.
Për shkak të masakres së serbenices nga Serbet Uefa perjashton Jugosllavine nga turneu dhe në apel therritet Danimarka.
Danimarka mer futbollistet e sajë nga plazhi një jave perpara nisjes së kampionatit Euro 92,të pa stervitur dhe të pa pergatitur aq me teper që ylli i saj Mikael Laudrup nuk pranoi të linte pushimet,Danezet fituan kampionatin europian dhe sot e kesaj dite studiohet sesi arriti suksesin një skuader qe nuk ishte e stervitur dhe e pergatitur psikologjikisht për turneun madhor.
Pra stervitja nuk qenka baza në futboll???
Kjo do të thotë që futbolli nuk është një shkencë ekzakte dhe nuk ka një recetë të sigurtë për suksesin!
Katenaco lindi në Itali mes viteve 1930-1940 ku skuadra mbronte e gjitha në zonat 1 dhe 2 të fushës,me lojtaret që rrinin afër dhe ishte pothuajse e pamundur të penetronin kundershtaret dhe ndeshjet mbylleshin shpesh here 0-0 ku behej një futboll i bezdisshem për tu parë nga tifozet. Italianet e ruajten traditen e mbrojtjes hermetike gjate hiatorise se tyre.
Por europiani i vitit 1996 na mesoi se një mjeshter si Arrigo Saki do të përshtaste në menyren më të mirë forcen mbrojtese të skuadres me talentin e spikatur që kishte në përberje (Maldini,Roberto Baggio,Ravaneli,Donadonietj).
Edhe pse nuk fitoi asgje nga 1991 deri 1996 Saki bëri revulucionin e radhes në futboll,mbrojtja në vije të drejtë dhe skuadër e ngushtë dhe linjat rrinin shumë afër,me sulmuesit ansorë që deportonin në krah deri ne fundore per te krosuar tek sulmuesit e forte në luften e ajrit, gjithashtu mbrojtesit e krahut shpesh herë i shikoje në mbipozicion.
Skema 4-4-2 flat po jepte rezultate si një vendosje me shume stabilitet në të dyja fazat. Edhe pse me vetem një finale të humbur boterori (Usa1994)dhe një cerekfinale ne 1996 filozofia e Arrigo Sakit e coj futbollin në një dimemsion tjeter.
Spanja e Vincesko del bosques beri evolimin me spektakolar,me futboll argetues dhe rezultate historike të një pasnjëshme nga viti 2008 deri 2016.
Dy kampionate europiane të fituara 2008-2012 dhe një botëror i fituar në Afriken e Jugut ne 2010.
Por si arriti ky trajner te shendrojnë kombetaren spanjolle në një makineri fituese por edhe futboll spektakolar. Del Bosque bazohej në tre shtylla përulësia, ndershmëria dhe humanizmi.
Shumkush do të habitej me filozofin e tij por ai beri që talentin e jashzakonshem qe kishte ne skuader ta shkrinte në një grup solid të pamposhtur. Skema qe ai perdori ishte 4-3-3 ofensiv. Ai vazhdimisht kerkonte qe presingu te behej shume lart sapo të humisnin topin per 6-8 sekonda maksimumi dhe nese skuadra kundershtare e nxirrte topin nga zona e trafikut e gjith skuadra spanjolle zbriste poshte linjes së topit dhe priste momentin për te bër presionin e radhes dhe te mernin topin ne zoterim. Me topin ne kembe ata benin magji me nje tiki-taka (Rondo) mesfusha ishte pika me e forte e Spanjes me Xavi Hernandez dhe Andres Inesta.
Në këtë kuptim,futbolli që prodhoi skuadra e Vicente del Bosque bëri që shumë kombetare të mëdha ta shikonin pothuajse të pamundur mposhtjen e atij brezi që ndryshojë futbollin dhe e coje atë në nivelin më të lartë.
Ndersa Euro 2024 na tregoi me force që disnivelet midis skuadrave janë zvogeluar,pamë Shqiperinë që vuri në veshtirsi Kroacine e brezit të artë por dhe Spanjen skuadren më të mirë të turneut.
Gjeorgjia suprizoi me lojen e kundrasulmit vdekjeprures.
Austria e Ragnik beri futboll të bukur “gegenpres” (kunderpresingun) por fati nuk ishte me të në ndeshjen kundër Turqise.
Zvicra e Granit Xhakes meritonte më shume sesa çerekfinalet,një skuadër serioze dhe me personalitet.
Gjermania e trajnerit Julian Nagelsmann duhet të bente me shumë sesa na tregoi në fushë,penalltia e mohuar kundër Spanjes do mbahet mend gjatë nga të gjithë,dhe do jetë një alibi e mirë për trajnerin Gjerman.
Italia me shumë probleme nuk tregoi asgjë,pritet që të kete një reforme jo vetem në ekipin kombetar A por në të gjithë zinxhirin,sidomos në sektorin e të rinjve.
Finalja e të djeles në Berlin do të jetë dhe faqja e fundit e kapitullit euro 2024. Favorite është Spanja me futbollin që ka treguar por Anglia është skuader me emra te mëdhenj në leter.
Ndeshja do të jetë spektakolare,trajneri i Spanjes Luis de la Fuente është mjeshter në ndryshimet taktike brenda lojës nga 4-2-3-1 Spanja ndryshon në 2-4-4 ose 3-3-4.
Trajneri i Anglise Southgate është shumë konservator i përmbahet të njejtes skemë gjatë gjithë lojës dhe zvëndësimet i bën pa ndryshuar skema 3-4-2-1 ne formen e katrorit ne mesfushe.
Kushdo të jetë fituesja ne do të nxjerrim mësime dhe do bejmë analiza të rëndësishme.