Borë dhe një mot i akullt ka përfshirë pjesë të shumta të Evropës ditët e fundit. Situata sinoptike në Evropë, e cila është shoqëruar me reshje dëbore, ngrica dhe temperatura të ulëta ka tërhequr vëmendjen e mediave më të njohura ndërkombëtare.  Revista ‘Time’ shkruan se disa pjesë të Zvicrës, Gjermanisë, Francës e Britanisë së Madhe, tashmë janë bllokuar si pasojë e “motit të akullt”. Madje revista prestigjioze, shkruan se ‘në Londër, disa njerëz janë detyruar të kalojnë natën në kisha, pasi ka qenë e pamundur lëvizja me makina.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: